17:32 / 02.09.2023
Skuadra turke e prezanton Zenelin
Uran Krasniqi/RTKLive
Arbër Zeneli ka ndërruar ambientin futbollistik. Futbollisti kosovar nga Franca ka kaluar në Turqi.
Është Adana Demirspor, ekipi që garon në elitën e futbollit turk, i cili të shtunën e ka prezantuar futbollistin mitrovicas të formuar në Suedi.
Zeneli, i cili më herët kishte bërë karrierë edhe në Holandë së fundmi ishte pjesë e skuadrës Reims.
Zeneli i cili viteve të fundit ka pasur shumë probleme me lëndime ka zhvilluar tridhjetë e një ndeshje për Kosovën duke shënuar edhe nëntë gola.























