Fitojnë Malisheva dhe Liria
Uran Krasniqi/RTKLive
Malisheva dhe Liria kanë arkëtuar nga tri pikë në xhiron e katërt të Superligës së futbollit të Kosovës.
Feronikeli 74 përkatësisht Fushë Kosova kanë qenë skuadrat të cilat nuk kanë marrë asgjë nga ndeshjet.
Fitore më të thellë ka shënuar Malisheva, e cila ka mposhtur skuadrën e Feronikelit me rezultat 4-1.
Mustafa (42'), Prekazi (51'), Robert Mathieu (71') dhe Oshafi (84') kanë realizuar për malishevasit, derisa golin e vetëm për skuadrën nga Drenasi e ka shënuar Berisha (44').
Ndërsa Liria ka fituar me rezultat 2-1.
Zenunaj (34', 90') ka shënuar për prizrenasit, kurse golin e vetëm për Fushë Kosovën e ka realizuar Ivkic në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë.
Pas katër ndeshjesh tabela e Superligës kryesohet nga Malisheva me nëntë pikë.























