23:29 / 02.09.2023
Betis ia shkakton humbjen e dytë radhazi Rayo Vallecanos
B. H. | RTKlive
Pas dy fitoreve fillestare Rayo Vallecano ka pësuar humbjen e dytë në edicionin e ri në La Liga. Pas debaklit nga Atlético Madrid në xhiron e kaluar, Rayo Vallecano pësoi humbje minimale në Betis.
Ndeshja, e cila u dominua nga ish-lojtari i Realit, Isco, u vendos nga braziliani Willian Jose me një gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 53-të.
Pas katër xhirove në La Liga, Betis ka shtatë pikë, derisa Rayo Vallecano ka gjashtë pikë.























