Halimi kritikon Qeverinë për tekstet shkollore
BKT
Lajme

Halimi kritikon Qeverinë për tekstet shkollore

M.P. / RTKlive

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka kritikuar Qeverinë për vendimin e Ministrisë së Arsimit lidhur me blerjen fizike të teksteve shkollore nga vet prindërit.

“Qeveria që komplikon gjithçka, ua ka shtuar një brengë më shumë, duke i detyruar (prindërit, v.j.) të vrapojnë nga një librari në tjetrën, e të presin në radhë të gjata, për librat që shpesh edhe nuk mund t'i gjejnë”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Ajo e ka akuzuar ekzekutivin për papërgjegjshmërinë dhe padituri.

“Tashti në vend se të flisnim për digjitalizim të shkollave e inteligjencë artificiale, sikur krejt bota e zhvilluar, na duhet të përballemi me këto sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë”, ka thënë tutje zëdhënësja e LDK-së.


MË SHUME NGA Lajme