Gjergji për Nënën Terezë: Ka shtrirë dorën e ndihmës për njerëzit në nevojë
M.P. dhe V.Sh. / RTKlive
(E përditësuar 11:40) Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji gjatë meshës solemne në nderim të Nënës Terezë ka dhënë mesazhe të paqes e humanitetit. Ai ka çmuar kontributin e humanistes shqiptare, duke e marrë si model.
“Rrallë herë populli ynë ka pasur mundësi që një shenjë nga qielli, i konfirmuar nga kisha, ta shtrijë dorën e ndërmjetësimit dhe ndihmës për të gjithë njerëzit në nevojë”, ka thënë ai gjatë ceremonisë.
Gjergji ka thënë se Nënë Tereza e ka kënduar himnin e dashurisë duke dhënë për të varfëritë. Tutje shtoi se ajo duke dhënë ndihmë për të varfëritë, është pasuruar shpirtërisht.
"Vetëm atë që dhuron është e jotja, gjithçka tjetër i takon Zotit. Nënë Tereza në gjithë jetën e saj është përpjekur që të jetë e përvuajtur, derisa i ka dhënë një gotë ujë të varfëritë. Këtë e kam përjetuar vet më 4,5,6 mars të vitit 1991 kur ajo na shërbente në shtëpinë e saj darkën dhe mëngjesin. Ajo u bë zëri më i famshëm dhe më i fuqishëm i dashurisë në shekullin 20 sepse nuk pati frikë se do ta gjykonim të tjerët, as se do të humbte mbështetjen", ka thënë Gjergji.


(11:08) Nis mesha solemne për Nënën Terezë
Në Katedralen e kryeqytetit po mbahet Kremtimi i meshës solemne të ditës së festës së Shën Nënë Terezës.
5 shtatori shënon edhe ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës.
7 vite më parë, më 4 korrik 2016, Papa Françesku, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit ka shpallur Nënë Terezën, si Shën Tereza.























