Përurohet vepra që dokumenton semimaturantët e parë të Malishevës
BKT
Kulturë

Përurohet vepra që dokumenton semimaturantët e parë të Malishevës

M.P. / RTKlive

Vepra më e re e autorit, Fatmir F. Krasniqi, ku për tematikë hulumtuese dhe studiuese ka semimaturantët e parë të Malishevës, në periudhën e viteve 1963/1964, u përurua sot.

Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati tha se kjo vepër përshkruan ngjarjet historike të arsimit.

“Kështu faktoni historinë e popullit, historinë e arsimimit dhe të institucioneve publike në përgjithësi, për ata, që dhanë dje për shkollën kombëtare dhe kombin, që ne sot i gëzojmë ato të arritura dhe vlera kombëtare e njerëzore, prandaj duke ju dhënë sot pasardhësve tanë ngjarjet historike për zhvillimet nëpër kohë dhe etapa të historisë që kaluam”, u shpreh Kastrati.

Drejtoresha për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi tha se kjo gjeneratë ishte e para që theu tabut e shkollimit në një kohë kur, në Kosovë e në veçanti në Malishevë, pushteti ish-jugosllav pengonte në çdo mënyrë hapjen e shkollave shqipe dhe arsimimin e popullit shqiptar.

Redaktori, Habib Zogaj dhe recensenti, Mehmet J. Bashota e vlerësuan lartë veprën e autorit Krasniqi dhe theksua se kjo vepër argumenton, fakton dhe ofron prurjet e fakteve kryeneçe historike.


MË SHUME NGA Kulturë