Rrustemi thotë se peticioni nuk është lëshim pe
Sh.G/RTKlive
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, sot në INFO Plus në RTK, ka folur për zhvillimet në veriun e vendit në këtë rast edhe për zgjedhjet atje.
“Ne asnjëherë nuk kemi qenë që domosdo këto komuna të udhëhiqen nga katër kryetar shqiptar, por kjo ka ardhur si rrjedhojë e bojkotit të qëllimshëm të dirigjuar nga Beogradi në përpjekje për të krijuar një vakum absolut institucional në veri të vendit në kuptimin e shembjes së republikës atje”, tha ai.
Për çështjen e peticionit për kryetarët e komunave, deputeti i pozitës tha se nuk është lëshim për këtë çështje.
“Jo në asnjë mënyrë përkundrazi sepse ne se kemi pasur asnjëherë pretendimin që domosdo të zgjidhen kryetar shqiptar në ato katër komuna. Në ligjin për vetëqeverisjen lokale qytetarët e kanë mundësinë me kërku në për 20% të nënshkrimeve largimin e kryetarit të komunës në së cilën komunë të Kosovës jo vetëm në veri të vendit”, tha ai.
Rrustemi tha se i përket përgjegjësia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të organizuar votimin për largimin eventualisht nëse ka sukses zgjedhje të parakohshme.























