5 shtatori shënon ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës|Video
BKT
Lajme

5 shtatori shënon ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës|Video

Visar Shatrolli / RTK

Me rastin e 5 shtatorit, u shënua shenjtërimi i Nënë Terezës në Katedralen në Prishtinë. Kjo ditë shënon 26 vjetorin e vdekjes së humanistes shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ipshekvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, tha se Nënë Tereza e ka kënduar himnin e dashurisë duke dhënë për të varfrit.

Në Katedralen e Shën Nënë Terezës në Prishtinë, në 7 vjetorin e shenjtërimit të saj dhe 26-vjetorin e vdekjes së saj, është mbajtur mesha solemne e ditës së festës së Shën Terezës.

Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, ka dhënë mesazhe të paqes e humanitetit. Ai ka çmuar kontributin e humanistes shqiptare, duke e marrë si model.

Gjergji ka thënë se Nënë Tereza e ka kënduar himnin e dashurisë duke dhënë për të varfrit. Tutje shtoi se ajo, duke dhënë ndihmë për të varfrit, është pasuruar shpirtërisht.

"Vetëm atë që dhuron është e jotja, gjithçka tjetër i takon Zotit. Nënë Tereza në gjithë jetën e saj është përpjekur që të jetë e përvuajtur, derisa i ka dhënë një gotë ujë të varfëritë.  Këtë e kam përjetuar vet më 4,5,6 mars të vitit 1991 kur ajo na shërbente në shtëpinë e saj darkën dhe mëngjesin. Ajo u bë zëri më i famshëm dhe më i fuqishëm i dashurisë në shekullin 20 sepse nuk pati frikë se do ta gjykonim të tjerët, as se do të humbte mbështetjen", tha Dodë Gjergji.

7 vjet më parë, më 4 korrik 2016, Papa Françesku, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit, ka shpallur Nënë Terezën, si Shën Tereza.

Shën Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.


MË SHUME NGA Lajme