Zyrtari i “HRW” vazhdon dëshminë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
BKT
Gjykata Speciale

Zyrtari i “HRW” vazhdon dëshminë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

M.Sh/ RTKlive

(E plotësuar 10.45) Frederick Abrahams nga “Human Rights Watch” është dëshmitari i radhës, i cili po dëshmon në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Abrahams është dëshmitari i 22-të, i cili ka nisur dëshminë e tij nga dita e djeshme.Ai kishte mbledhur intervista e deklarata nga qytetarë lidhur me disa krime të pretenduara nga ushtarët e UÇK-së.

Megjithatë, avokatët kanë pasur kritika duke thënë se dëshmia e tij është e bazuar në opinione.

“Ne e dimë që ky dëshmitar nuk e ka të bazuar shumicën e gjërave që thotë, këtë e thënë në shënim përgatitor, e ka thënë në deklarata të ndryshme. Ai thotë “nuk e di kush e ka thënë këtë”, madje thotë se “nuk kemi pasur mundësi t’i hetonim krimet që pretendoheshin se kryheshin nga UÇK”, ka thënë në seancën e djeshme Ben Emmerson, nga pala mbrojtëse e Kadri Veselit.

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

A.B/RTKlive

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Sot pritet të vazhdojë dëshminë Frederick Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch”, i cili është dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ky është dëshmitari i 22-të deri më tani.

Ndryshe dje dëshmitari Agim Idrizi e ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës, raporton RTKlive.

Idrizi në fund të dëshmisë është shprehur i shqetësuar me komentet që ka parë në rrjetet sociale pas dëshmisë së tij një ditë më parë.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale