Kosova, anëtarja më e re e Open Government Partnership
M.Sh/RTKlive
Me pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Samitin e tetë të 75 vendeve anëtare dhe 104 organizatave të shoqërisë civile, që po mbahet në Talin të Estonisë, Kosova fillon rrugëtimin e saj si anëtare me e re e OGP-së. Sipas njoftimit, kjo është organizata e dytë ndërkombëtare ku Kosova anëtarësohet në vitin 2023.
Në hapje të Samitit, kryeministri Kurti iu adresua pjesëmarrësve duke thënë se "Aktivizmi politik më ka mësuar se fuqia e ndryshimit qëndron në duart e qytetarëve. Si lider i tyre, jam i angazhuar që zëri i tyre jo vetëm të dëgjohet, por edhe të përfshihet në qeverisje".
Përveç kryeministrit Kurti, pjesëmarrësve iu drejtuan edhe kryeministrja estoneze Kaja Kallas, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, presidenti i Malawit, Lazarus Chakwera, presidenti i Republikës Domenikane, Luis Abinader dhe sekretari i OGP, Sanjay Pradhan.
Kjo është organizata e dytë ndërkombëtare ku Kosova anëtarësohet në vitin 2023, pas anëtarësimit në ICMP në muajin korrik, përderisa procesi i anëtarësimit në Këshillit e Evropës po vazhdon me sukses, njofton MPJD.
Ndryshe në Samitin e tetë të PGP-së në Talin, së bashku me kryeministrin Kurti po merrë pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.























