15:36 / 06.09.2023
Kryetari i Zubin Potokut: Në mungesë kuadrosh e bëra vajzën drejtoreshë
A. Sejda / RTK
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri e ka emëruar drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport, vajzën e tij. Këtë e ka konfirmuar për RTK, vetë kryetari i Zeqiri.
Ai ka thënë se vendimin e ka marrë në mungesë të kuadrove. "S'ka kuadro, prandaj e emërova vajzën drejtoreshë në këtë Drejtori", ka deklaruar Zeqiri.























