Hajvalia mposhtet nga Vllaznia dhe eliminohet nga Champions League
BKT
Sport

Hajvalia mposhtet nga Vllaznia dhe eliminohet nga Champions League

Uran Krasniqi/RTKLive

Hajvalia ka dështuar të kalojë në fazën e dytë kualifikuese të Champions League. Është mundur me rezultatin 4-2 nga Vllaznia.

Të dy pjesët në në “Loro Boriçi” janë fituar nga skuadra shkodrane. 

Berisha ka kaluar Vllazinë në minutën e gjashtëmbëdhjetë, por ka qenë minuta e tridhjetë e katërt kur Misini ka barazuar. Vajzat shkodrane nuk kanë lejuar që pjesëloja e parë të mbyllet baraz, ku vetëm një minutë nga përfundimi i pjesës së parë Gjini ka realizuar edhe golin e dytë.

Edhe pjesa e dytë i ka takuar skuadrës nga Shkodra. 

Fillimisht ka qenë Bashka (60’) që e ka thelluar rezultatin, ndërsa Bardha Mahmuti (68’) ka ngushtuar epërsinë. 

Goli i fundit për skuadrën nga Shqipëria ka ardhur nga dhe Gjini (92’). 

Në xhiron tjetër Vllaznia do të ndeshet me skuadrën nga Islanda, Valur.