Bislimi: Insistojmë në barazi të palëve në dialog
BKT
Lajme

Bislimi: Insistojmë në barazi të palëve në dialog

F.S / RTKlive

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi pas takimit në Brukesl me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se temë diskutimi e këtij takimi mes tyre ishte përgatitja e mbajtjes së takimit në nivel të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Bislimi, në platformën “X”, ka thënë se Kosova mbetet konstruktive dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog.

“Bisedimet për procesin e dialogut sot para takimit të nivelit të lartë javën e ardhshme. Kosova mbetet konstruktiv dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog. Marrëveshja bazike duhet të zbatohet në tërësi dhe pa vonesë. Plani i renditjes së drejtë dhe i balancuar është thelbësor”, ka shkruar Bislimi.

 

 


MË SHUME NGA Lajme