Amrabat me fjalë të mëdha për trajnerin holandez të United
BKT
Sport

Amrabat me fjalë të mëdha për trajnerin holandez të United

Uran Krasniqi/RTKLive

Afrimi i ri i Manchester United, Sofyan Amrabat, ka treguar se trajneri Erik ten Hag është një nga njerëzit më të rëndësishëm në karrierën e tij.

Njëzet e shtatë vjeçari, i cili u bashkua Unitedit si huazim nga Fiorentina po me mundësi blerje, kur Ten Hag ishte trajner te Utrecht ai kishte luajtur pesëdhjetë herë për ekipin. 

“Isha tetëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë vjeç dhe ai më dha mundësinë të luaja në ekipin e parë me Utrechtin. Ishte shumë e rëndësishme sepse isha shumë i ri. Kam mësuar shumë prej tij, kështu që ndoshta ai është një nga njerëzit më të rëndësishëm në karrierën time", ka thënë marokeni. "Ten Hag është një fitues dhe kjo më pëlqen".