Përfundon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
A.B / RTKlive
(e plotësuar, ora 13:45) Ka përfunduar gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë.
Gjykimi do të rinis të hënën, më 11 shtator 2023, në orën 09:00, kur pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Frederick Abrahams.
Emmerson për raportet e Abrahamsit: Riciklim i lajmeve serbe
(E plotësuar) Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon të dëgjohet dëshmia e Frederick Abrahams, zyrtar i organizatës Human Rights Watch, i cili në gjykatore ka dalë si dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen kundër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Abrahams po intervistohet avokati mbrojtws i Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili ka thënë se raportet e dëshmitarit janë vetëm një riciklim i lajmeve serbe.
Abrahams po dëshmon për raportet që ai dhe kolegët e tij i kishit përgatitur në periudhën e luftës në kuadër të punës në Humans Right Watch.
Në gjykatore është bërë e ditur se ato raporte kishin cituar Qendrën për të Drejtën Humanitare në shkrimet ku burim ishin mediat serbe. Vet dëshmitari kishte deklaruar se Humans Right Watch kishte të njëjtën metodologji pune me Qendrën për të Drejtën Humanitare.
Avokati britanik, Ben Ememrson, ka paraqitur dokumentet ku shihet burimi i raporteve të Humans Right Watch.
Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.
Dëshminë në Speciale dje e ka dhënë Frederick Abrahams, nga OJQ-ja ndërkombëtare “Human Rights Watch”. Ky është dëshmitari i 22-të deri më tani.
Dëshmia e këtij dëshmitari do të vazhdojë edhe në seancën e sotme.























