09:02 / 07.09.2023
Bislimi udhëtoi për Hagë
Sh.Ç/RTKlive
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi udhëtoi për në Hagë të Holandës
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt qytetit të Hagës në Holandë.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë bashkëbisedim me deputetët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës si dhe vizitë në Këshillin Ekonomik dhe Social (SER).























