Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut të shërbejë si moment reflektimi
BKT
Lajme

Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut të shërbejë si moment reflektimi

M.Sh/RTKlive

“Dita e Kushtetutës së Kaçanikut, duhet të shërbejë si një moment reflektimi dhe nxitje për t`i përmbushur parimet e Kushtetutës sonë, sikurse edhe mbrojtjes e afirmimit të vlerave për të cilat është përcaktuar shoqëria kosovare”. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 33 vjetorin Kushtetutës së Kaçanikut.

Osmani ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut simbolizon përkushtimin tonë dhe guximin e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës për t`i dhënë drejtimin përpjekjes për liri, demokraci e shtet të pavarur demokratik.

“Kushtetuta e Kaçanikut, simbolizon përkushtimin tonë dhe guximin e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës për t`i  dhënë drejtimin përpjekjes për liri, demokraci e shtet të pavarur demokratik.  Kjo Kushtetutë, mishëron parimet e barazisë, lirisë  dhe demokracisë dhe mbetet guri themeltar i plotësimit të idealit të brezave për Kosovën Republikë, duke ngërthyer në vete vlerat perëndimore, aspiratë e përhershme e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Delegatet dhe delegatët e atëhershëm, sipas saj, meritojnë respektin më të lartë.

“Delegatet dhe delegatët e atëhershëm meritojnë respektin më të lartë, sepse me guximin e tyre, aktin më të lartë juridik e shndërruan në njërin nga  hapat më të rëndësishëm të konsolidimit të identitetit të shtetit të ardhshëm të Kosovës”, ka theksuar ajo.

Sipas presidentes Osmani, Dita e Kushtetutës së Kaçanikut, duhet të shërbejë si një moment reflektimi dhe nxitje për t`i përmbushur parimet e kushtetutës sonë.


MË SHUME NGA Lajme