Haradinaj: Vizioni i delegatëve bazë e fortë e shtetësisë së Kosovës
BKT
Lajme

Haradinaj: Vizioni i delegatëve bazë e fortë e shtetësisë së Kosovës

F.S / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ndarë mirënjohje nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajli, me rastin e 33-vjetorit të aprovomit të Kushtetutës së Kosovës e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Haradinaj ka thënë se guximi dhe vizioni i delegatëve të asaj kohe, ishte bazë e fortë e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës. 

"Sot në Kaçanik, me konsideratën më të lartë, kujtuam të gjithë delegatët të cilët në rrethana jo të lehta me guxim e vizion përfaqësuan aspiratën e kahmotshme të popullit shqiptar për liri dhe përcaktuan bazat e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës", ka thënë Haradinaj. 

“Para 33 vjet, në Kaçanik delegatët e Kuvendit të Kosovës aprovuan Kushtetutën e Kosovës, si akti që e ndau Kosovën prej Serbisë dhe Jugosllavisë së atëhershme, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut”, ka thënë Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme