Shqipëria del me pikë nga Praga
BKT
Sport

Shqipëria del me pikë nga Praga

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar 22:50) Shqipëria ka arritur të nxjerrë pikë nga udhëtimi në Pragë. 

Ndeshja e zhvilluar të enjten në tokën çeke është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1. 
Vendasit kanë qëndruar më mirë statistikisht me posedim të topit e me goditje në portë, por në fund kjo nuk ka mjaftuar për t'i marrë tri pikët e plota. 
Beteja e madhe kryesisht është zhvilluar për mesfushën, ku duelet janë fituar sa nga njëra e po aq nga tjetra palë. 
Pjesa e parë ka prodhuar raste nga shqiptarët, ku Asani e Cikalleshi i janë afruar golit, por vetëm aq. 
Pjesa e dytë ka sjellur edhe epërsinë e çekëve. 
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e gjashtë kur Cerny ka realizuar pas një asistimi nga Soucek. Fillimisht goli nuk është llogaritur pasi është konsideruar pozicion jashtë loje nga gjyqtari, por VAR ka gjetur se goli ishte i rregullt. 
Një rast me elemente të ngjashme ka qenë edhe në minutën e dyzet e tetë, porse aty VAR nuk ka udhëzuar rinisjen e lojës nga mesi i fushës.
Minuta e gjashtëdhjetë e gjashtë ka rezultuar fatsjellëse për Kombëtaren e Shqipërisë, ku rezultati është barazuar. 
Një top i pranuar nga Nedim Bajrami nga bashkëlojtarët dhe një goditje nga distanca ka lënë në vend portierin çek. 
Pas kësaj ndeshje Çekia ruan pozitën e parë në Grupin E, por edhe Shqipëria vendin e dytë. Në vendin e tretë gjendet Polonia e cila ka fituar sonte kundër Ishujve Faroe dhe e cila vetëm pas pak ditësh zbret në Tiranë për t'u ndeshur me Shqipërinë. 

Shqipëria barazon me super-golin e Bajramit

Minuta e gjashtëdhjetë e gjashtë ka rezultuar fatsjellëse për Kombëtaren e Shqipërisë.

Një top i pranuar nga Nedim Bajrami nga bashkëlojtarët dhe një goditje nga distanca ka lënë në vend portierin çek. 
Shqipëria ka barazuar në Pragë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Ky është goli i dytë futbollistit të Sassuolos në këtë fushatë, të parin i kishte shënuar Moldavisë. 
Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur edhe rreth njëzet minuta.   

Çekia shënon golin e avantazhit kundër Shqipërisë

Çekia e ka gjetur golin e epërsisë në ndeshjen  me Shqipërinë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Pas një pjese të parë të mbajtur mirë, Shqipëria e drejtuar nga Sylvinho ka rënë në pjesën e dytë. 

Ka qenë minuta e pesëdhjetë e gjashtë kur Cerny ka realizuar pas një asistimi nga Soucek. Fillimisht goli nuk është llogaritur pasi është konsideruar pozicion jashtë loje nga gjyqtari, por VAR ka gjetur se goli ishte i rregullt. 

Një rast me elemente të ngjashme ka qenë edhe në minutën e dyzet e tetë, porse aty VAR nuk ka udhëzuar rinisjen e lojës nga mesi i fushës. 

Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur edhe rreth gjysmë ore.  

Pjesa e parë në Pragë mes Çekisë e Shqipërisë pa gola

Një afrim i Jasir Asanit te porta e gardianit Pavlenka në minutën e njëzet e gjashtë ka krijuar pritje te tifozëria shqiptare për gjetjen e golit të epërsisë, por në fund është kuptuar se bëhej fjalë për pozicion jashtëloje.

Pjesa e parë e ndeshjes Çeki-Shqipëri ka përfunduar pa gola. 
Por rasti i Asanit nuk ka qenë i vetmi i Kombëtares shqiptare. Vetëm tre minuta më vonë, Sokol Cikalleshi është gjetur në pozitë të mirë brenda zonës çeke, por megjithatë është vonuar. 
Edhe në minutat shtesë Cikalleshi ka qenë protagonist brenda zonës, por joqëllimshëm ka prekur topin me dorë dhe gjyqtari e ka ndaluar ndeshjen.  
Ndryshe pavarësisht posedimit të topit nga ana e Çekisë, ndeshja ka qenë e baraspeshuar.  

Në dispozicion të skuadrave për lojë është edhe një dyzet e pesë minutësh i plotë. 

Nis ndeshja Çeki - Shqipëri

Ka nisur ndeshja Çeki - Shqipëri, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Aktualisht Çekia gjendet në pozitën e parë në grup me shtatë pikë, ndërsa Shqipëria e dyta me gjashtë pikë.
Dy skuadrat ishin ndeshur në një miqësore në vitin 2021, ku kishte fituar Çekia me rezultat 3-1. 

Çeki - Shqipëri, formacionet

Çekia dhe Shqipëria ndeshen sonte në kuadër të Grupit E për kualifikimet e Evropianit të vitit 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.