Studentët e UP-së fitojnë tri vendet e para në garat e arkitekturës
BKT
Lajme

Studentët e UP-së fitojnë tri vendet e para në garat e arkitekturës

RTKLive

Studentët e vitit të pestë të Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, janë shpallur fitues në 3 nga gjithsej 6 kategoritë të garës ndërkombëtare të organizuar nga platforma ndërkombëtare për arkitekturë “Inspireli” për projektimin e resortit turistik “Miris Garden”, në lokacionin Stari Grad – Paklenica, që gjendet pranë qytetit të Zarës në Kroaci.

“Është një sukses jashtëzakonisht i madh për studentët tonë të shkëlqyeshëm që të shpërblehen me vende të para në këtë garë, mes 163 projekteve garuese nga 38 vende të botës”, thuhet në njoftimin e UP “Hasan Prishtina”.

Studentët fitues me projektet e tyre janë: Vendi i parë në kategorinë e projektimit të qendrës komerciale, Besjana Ramadani, Alma Sylejmani dhe Adissa Hajdari, të cilat projektin e zhvilluan në kuadër të studios – lëndës Projektim – Ekonomike (sem. IX) nën mentorimin e Prof Arta Xhambazi; Vendi i parë në kategorinë e projektimit të hotelit, Era Pelaj, Ermonda Gashi dhe Elton Bajramaj, të cilët projektin e zhvilluan në kuadër të studios – lëndës Projektim – Banim (sem. IX) nën mentorimin e Prof.Ass.Dr. Rozafa Bashaë; Vendi i parë në kategorinë e projektimit të apartamenteve, Lendrit K. Krasniqi, Lirigzon Olluri dhe Albion Hetemi, të cilët projektin e zhvilluan në kuadër të studios – lëndës Projektim – Banim (sem. IX) nën mentorimin e Prof.Ass.Dr. Rozafa Basha.

“Kjo ishte ndër garat e para të organizuara nga platforma ‘Inspireli‘ ku kombinohet konkursi projektues dhe arsimimi, me ç‘rast falë zhvilluesve ndërkombëtarë të resortit në Kroaci dhe zyrës kryesore projektuese në Pragë, iu ofrua një përvojë e veçantë studentëve të arkitekturës nga universitete të ndryshme nga mbarë bota, për të kontribuar në projektimin e përmbajtjeve të resortit turistik në afërsi të Zarës”, thuhet në njoftimi e UP-së.


MË SHUME NGA Lajme