Maqedonci e Peleshi të përkushtuar për më shumë aktiviteteve të përbashkëta
F.S / RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në vizitën parë zyrtare si Ministër i Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, ka thënë se kjo vizitë rezultoi me një diskutim të frytshëm mbi situatën aktuale gjeopolitike, bashkëpunimin e shkëlqyer tashmë të dyfishuar në fushën e edukimit e trajnimeve.
Ai tha po ashtu se po punohet që të thellohet edhe më tutje, planet afatmesme dhe afatgjata në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me theks të veçantë mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në nismat rajonale dhe integrimin euro-atlantik.
Në njoftimin për media, thuhet se ministri Maqedonci është pritur nga ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi.
E nga ana e tij, ministri Peleshi, sipas njoftimit ritheksoi se Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë është e përkushtuar të rrisë numrin e aktiviteteve të përbashkëta me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, me synimin e përbashkët ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.























