18:06 / 08.09.2023
Shtyhet afati për lirimin e objektit komunal në Mitrovicë të Veriut
Sh.Ç /RTKlive
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se ka shtyrë afatin për lirimin e objektit komunal në këtë komuna deri në pranimin e raportit nga Inspektorati Komunal.
Në vendimin e Atiqit thuhet se Inspektorati Komunal, obligohet që të faktojë rrethanat dhe arsyet e përdorimit të objektit në fjalë, që mbledhin përmes vizitave në terren dhe komunikimin me të gjitha palët.
“Inspektorati Komunal duhet të sjellë raportin nga pika 1 e këtij neni brenda afatit kohor prej 15 ditësh”, thuhet ndër të tjera në vendim.
Atiq, kishte vendosur që objekti ku ushtrojnë funksionin strukturat ilegale të lirohet të premten. Por, strukturat ilegale që punojnë aty nuk e liruan objektin.























