Ismajli: Stabiliteti financiar do të ketë fokus të veçantë
BKT
Lajme

Ismajli: Stabiliteti financiar do të ketë fokus të veçantë

E. Hoti / RTKlive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismajli në një intervistë në ‘Lajmet Qendrore’ në RTK, ka thënë se me të marrë detyrën e guvernatorit ka hartuar një plan për funksionimin e BQK-së.

“Pika e parë ka të bëjë më stabilitetin financiar, me sistemin e pagesave, digjitalizimin e shërbimeve si dhe qasjen në financa. Kjo para se gjithash përfshinë rishikimin e kornizës ligjore. Po ashtu zhvillime në infrastrukturë të cilat mundësojnë digjitalizimin e shërbimeve nga tradicionale në të teknologjisë që përfshijnë pagesat e shpejta, gjithashtu edhe në hapjen e tregut. Sa i përket stabilitetit financiar do të kemi fokus të veçantë në avancimin e mbikëqyrjes financiare të bazuar në rrezik”, tha Ismajli.

Ai tha gjithashtu se do të punojnë që të zgjerojnë instrumentet financiare dhe do të përpiqen që në kuadër të sistemit të pagesave të përfshijnë edhe institucionet jobankare.


MË SHUME NGA Lajme