Ministrja Haxhiu: Assesi shkeljet nuk do t’i tolerojmë
BKT
Lajme

Ministrja Haxhiu: Assesi shkeljet nuk do t’i tolerojmë

F.Sertolli / RTKlive

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu përmes një reagimi në Facebook ka thënë se më 13 korrik të këtij viti, përmes shkresës zyrtare, ka njoftuar personat përgjegjës që personi që është caktuar mbikëqyrës për viktimën 11 vjeçare, nuk ishte i licencuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Ajo ka thënë se e vlerëson trajtimin serioz të këtij rasti, nga ana e policisë dhe prokurorisë.

“Çdo zyrtar publik sikurse edhe ne, e kemi për obligim zbatimin e përgjegjësive sipas legjislacionit në fuqi dhe sidomos në rastet kur bëhet fjalë për fëmijë të mitur”, ka thënë Haxhiu duke shtuar se qendrat për punë sociale do ta kenë mbështetjen ministrisë.

“Qendrat për punë sociale do ta kenë mbështetjen tonë por assesi shkeljet nuk do t’i tolerojmë”, ka thënë Haxhiu.


MË SHUME NGA Lajme