Ambasadorja izraelite Tamar Ziv uron Kosovën
BKT
Lajme

Ambasadorja izraelite Tamar Ziv uron Kosovën

Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare më 2030. Kështu është vendosur në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare mbajtur në Heraklion të Greqisë. Pesëdhjetë e pesë vota kanë qenë pro, tetë kundër dhe tri abstenime.

Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, ka uruar Kosovën.

“Urimet më të përzemërta për Republikën e Kosovës  për fitimin e ofertës për nikoqire të Lojërave ‘Mediterranean 2030”, ka shkruar diplomatja izraelit në rrjetin social ‘X’, i njohur më parë si ‘Twitter.

 


MË SHUME NGA Lajme