LM Heraklion 2023, Kosova mundet nga Italia
F.Bytyqi /RTKLive
(E plotësuar 15:15) Ekipi i Kosovës në hendboll në rërë ka zhvilluar ndeshjen me Italinë, të parën në grupin A të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023.
Pavarësisht se pësuan humbje 2:0 (22:12, pjesa e parë dhe 22:10, pjesa e dytë), djemtë tanë treguan paraqitje të mirë në pjesën e parë, ku ishin disa herë në epërsi, 4:2, 8:6 dhe 10:8, por mospërvoja në ndeshje të tilla dhe gabimet e bëra, bënë që Italia të dominojë më pas të dy pjesët.
Hendbollistët tanë po marrin pjesë për herë të parë në lojëra të tilla dhe për lojtarët tanë një disiplinë e tillë është përvojë e re, marrë parasysh që në vendin tonë nuk ka infrastrukturë të tillë.
Kosova nesër luan ndaj Kroacisë dhe Qipros.
LM Heraklion 2023, Kosova sot sfidon Italianë, live në RTK
(E plotësuar) Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023 tashmë kanë nisur.
Emocionet e një prej ngjarjeve më të mëdha dhe më atraktive sportive rikthehen sot dhe vazhdojnë deri me 16 shtator, ngjarje kjo që vjen live në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kosova paraqitjen e parë do ta ketë në orën 14:00, ku ekipi ynë i hendbollit në rërë do të përballet me Italinë.
Startojnë Lojërat Mesdhetare “Heraklion 2023”, live në RTK
Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023 startojnë sot.
Emocionet e një prej ngjarjeve më të mëdha dhe më atraktive sportive rikthehen sot dhe vazhdojnë deri me 16 shtator, ngjarje kjo që vjen live në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Pjesë e këtij eventi të madh sportive që mbahet në tokën grekë, është edhe Kosova.
Për herë të parë Kosova do të garojë në 3×3, te meshkujt dhe femrat.
Kosova te meshkujt është në grup me Greqinë, Kroacinë dhe Maqedoninë Veriore, kurse femrat me Tunizinë dhe Kroacinë.
Te meshkujt marrin pjesë gjashtë shtete, kurse te femrat katër.
Te Kosova 3×3 (F) do të garojnë: Anilë Selmani, Agnesa Rrahmani, Besjana Martinaj, Sara Vraniqi, kurse te meshkujt do të garojnë: Bardh Rexha, Donat Rexhepi, Drilon Shala dhe Mirlind Zekaj.
Në përgjithësi pjesë e këtyre lojërave janë 26 shtete me 13 sporte të ndryshme. 765 sportistë janë me 1131 pjesëmarrës në përgjithësi.
Sportistët tonë viteve të fundit po shkëlqejnë në ‘tapetet’ evropiane, andaj edhe në Lojërat Mesdhetare “Heraklion 2023”, sportistët tonë janë përgatitur për të prekur rezultate të larta.
Kosova në Lojërat Mesdhetare “Heraklion 2023” sot do ta bëjë sefte me hendboll, kurse, të dielën radhën e ka basketbolli.
























