Osmani solidarizohet me popullin maroken pas tërmetit vdekjeprurës
BKT
Lajme

Osmani solidarizohet me popullin maroken pas tërmetit vdekjeprurës

RTKlive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që humbën më të dashurit e tyre sot.

“Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike”, shkroi Osmani në rrjetin social 'X', i njohur më parë si 'Twitter'.

Kujtojmë se Maroku është goditur nga një tërmet 6.8 shkallë të Rihterit, i cili i la të vdekur 820 persona ndërsa 720 janë të lënduar.


MË SHUME NGA Lajme