Rashiq: Regjimi në Serbi po bën presion ndaj serbëve nga Kosova
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Rashiq: Regjimi në Serbi po bën presion ndaj serbëve nga Kosova

A.B / RTKlive

(E plotësuar, ora 13:10) Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një konferencë për media, ka deklaruar se është shqetësuese që serbët nga Kosova po ndalen nga Serbia, po malltretohen, pas asnjë arsye, vetëm e vetëm pse nuk janë simpatizantë të Listës Serbe.

Ai ka bërë të ditur se edhe djali i tij më parë është ndaluar dhe mbajtur me tri apo katër orë, dhe është marrë pyetje nga persona që prezantohen të BIA-s, raporton RTKlive. Rashiq tha se regjimi radikal serb që ka pushtetin në Beograd po bën veprime jo humane ndaj serbëve nga Kosova. Rashiq theksoi se këto 12 vite ndodh përndjekja e serbe. Rashiq tha se situata është dramatike.

Rashiq tha se drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, është arrestuar të shtunën nga Policia e Serbisë dhe po mbahet në një stacion policie në Rashkë.

“Unë çdoherë kur jam përpiqur ta kalojë kufirin jam ndaluar për disa orë dhe çdoherë kur kam deshtë të dal apo të hyjë, pavarësisht a ndodhte kjo brenda një dite, zakonisht janë vizita familjare por në këtë rast siç ka ndodh dje me Nikola Radimovonoviqin, ka ndodhur së pari një ndalim në pikën kufitare, është mbajt 4 orë, është mbajt nga persona që prezantojnë vetën si anëtarë të BIA-së dhe pastaj e kanë transferuar  në Stacionin Policor në Rashkë dhe po mbahet ende atje dhe sipas informacioneve do të jetë aty deri të hënën sepse gjuhet se gjyqtari nuk është në dispozicion deri të hënën. Po guxoj të supozoj që kjo është një prej pjesë së metodologjisë shantazhuese dhe maltretimit të Nikolës sepse duhet të ketë gjyqtar në detyrë çdo kohë. Një prej elementeve ose kallëzim penal që ngarkohet ai është quajtur shkelja e rendit kushtetues”, tha ai.

Rashiq ka kërkuar nga Serbia që urgjentisht të lirohet Nikolla. Ministri nga komuniteteve serb, përmendi edhe rastin e ndalimit të muajve më parë të Rada Trajkoviq.

Rashiq: Nuk shoh vullnet pozitiv të qytetarëve në veri për zgjedhje

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, për zgjedhjet në veri në Kosovës, tha se pushteti në Beograd nuk ka qëllim të shkohet në dialog.

Ai ka thënë se nuk sheh vullnet te qytetarët në veri të vendit që të marrin pjesë në iniciativa të tilla si peticioni për shkarkim të kryetarëve të katër komunave veriore.

Rashiq do të mbajë konferencë për media

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, do të mbajë konferencë për media.

Konferenca mbahet në ndërtesën e Qeverisë me fillim nga ora 13:00, ndërsa nuk janë bërë të ditura arsyet e mbajtjes së konferencës.

 

 


MË SHUME NGA Lajme