LM “Heraklion 2023”, Kosova rrëmben dy medalje
BKT
Sport

LM “Heraklion 2023”, Kosova rrëmben dy medalje

Fatmir Bytyqi / RTKlive

(E plotësuar) Ekipet e Kosovës në Federatën Sportive të Punëtoreve kanë fituar dy medalje në Lojërat Botërore Sportive të Punëtorëve, të mbajtura në Cervia të Italisë.

Medalja e artë u fitua në basketbollin 3X3, pas fitores në finale ndaj Austrisë.

E bronzta u fitua në futboll të vogël, pas fitores ndaj Danimarkës.

LM “Heraklion2023”, mundet karateistja Alma Loki

(E plotësuar) Karateistja, Alma Loki, përkundër performimit shumë të mirë, ishte e pafat për të kaluar grupin D të disiplinës kata në rërë, në Lojërat Mesdhetare në Rërë “Heraklion2023”.

Në një konkurrencë të fortë, nënkampionia e Ballkanit U-21, doli e treta në grupin prej pesë garueseve, duke mbledhur 23 pikë, që nuk i mjaftuan të hyjë në çerekfinale, ku u kualifikuan dy të parat.

Alma dëshmoi se ka të ardhme të ndritur.

“Heraklion 2023”, sot garojnë ekipet basketbollit, hendbollit dhe karates

Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023 vazhdojnë sot me disa sporte interesante.

Kosova që është pjesë e këtij evenimenti, sot do të garojë me ekipet e basketbollit 3X3, hendbollit në rërë dhe karate në kata.

Në karate kata, Alma Loki garon prej orës 8:45 me kohën tonë lokale.

Hendbollistët luajnë ndaj Kroacisë (11:30) dhe Qipros (17:40).

Ekipi i basketbollit 3X3 (meshkujt), luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut (18:00), Kroacisë (18:50), ndërsa vajzat luajnë ndaj Tunizisë (20:05).