Kurti: Lajm i tmerrshëm tërmeti në Marok
BKT
Lajme

Kurti: Lajm i tmerrshëm tërmeti në Marok

RTKlive

Më shumë se 2,000 njerëz tani dihet se kanë vdekur - dhe një numër i ngjashëm janë plagosur, sipas përditësimit të fundit nga zyrtarët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar lajm të tmerrshëm tërmetin e Marokut dhe humbjen shkatërruese që ka sjellë ai.

“Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur, si dhe me ata të përfshirë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit gjatë kësaj kohe sfiduese”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘X’, i njohur më parë si Twitter’.


MË SHUME NGA Lajme