Dëshmitari i 23-të në Hagë po dëshmon me masa mbrojtëse
BKT
Gjykata Speciale

Dëshmitari i 23-të në Hagë po dëshmon me masa mbrojtëse

SH.Ç/RTKlive

Në Gjykatën Speciale ka filluar dëshmia e dëshmitarit të 23-të. Ai po dëshmon me video-lidhje dhe me masa mbrojtëse.

Pjesa më e madhe e dëshmisë së tij do të jetë e mbyllur për publikun.

Abrahams e përfundon dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Dëshmitari Frederick Abrahams e ka përfunduar dëshminë në Dhomat e Specializuara në Hagë në rastin ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së. Abrahams u pyet për një mori çështjesh nga avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe dhe ai i Veselit, Ben Emmerson.

Dëshmitari që ka punuar si zyrtar i organizatës ndërkombëtare jo-qeveritare Human Rights Whatch, ka theksuar se nuk ka mundur t’i verifikojë pohimet e Hashim Thaçit dhe Fatmir Limajt lidhur me proceset gjyqësore ndaj dy të ndaluarve, staf i agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, meqë nuk kishte qasje për të shkuar në qendrat e ndalimit.

Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, i ka gjetur kontradikta në raportet e komunikatat e HRW-së. Në njërin nga raportet flitet për një gjykim që kishte bërë nga UÇK-ja për ndalimin e dy gazetarëve, gjersa ata nuk ishin ende të ndaluar. Gazetarët serbë dyshoheshin për krime lufte në Bosnjë.

 “Ky është njoftim për shtyp nga Human Rights Watch. Ka dalë më 1 nëntor 1998, 9 ditë para se të uleshit me Thaçin e Limajn dhe këtu flitet për gjykatën ushtarake. Këtu thuhet se gjykimi u krye më 30 shtator 1998. Thuhet se gjykimi është mbajtur më 30 shtator 1998. Ju e dini këtë sepse e keni vendosur në njoftim për shtyp. Ky njoftim ka informacion të plotë për një nga elementët më të rëndësishëm kur janë mbajtur të ndaluar këta persona”, ka thënë Kehoe, duke iu drejtuar Abrahamsit se “ju e dini që gjykimi nuk mund të jetë mbajtur më 30 shtator nëse këta persona sipas njoftimit tuaj janë deklaruar të humbur pas 18 tetorit”, ka theksuar Kehoe.

Kësaj, iu përgjigj Abrahams.

“Kemi dy pjesë mohuese. S’e kisha të qartë. Unë po merrja informacione po botoja materiale që na jepnin, nuk mund të them nëse dokumentet janë të sakta. Këtë nuk e di”, tha ai.

Ndërsa, për një raport tjetër kontradiktor, Kehoe tha se “duke marrë parasysh se informacioni është i gabuar dhe duke marrë parasysh që Thaçi ka folur për struktura civile, e artikulli flet për struktura ushtarake. Besoj pajtoheni që z.Thaçi po mundohej ta përfaqësonte më mirë para komunitetit ndërkombëtar?”.

“Sigurisht që ai po përpiqej të bënte të pamundurën”, iu përgjigj Abrahams.

Ndërsa, i pyetur lidhur me Adem Demaçin, Abrahams ka deklaruar se ishte figurë me rëndësi, porse nuk kishte rol madhor në zhvillimin e luftimeve të UÇK-së në terren.

Abrhams ka përfunduar dëshminë e tij dhe pas tij do të vazhdojn dëshminë, dëshmitari i 23-të.

Vazhdon gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëce të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Frederick Abrahams.

Abrahams po dëshmon për raportet që ai dhe kolegët e tij i kishit përgatitur në periudhën e luftës në kuadër të punës në Humans Right Watch.

Në gjykatore është bërë e ditur se ato raporte kishin cituar Qendrën për të Drejtën Humanitare në shkrimet ku burim ishin mediat serbe. Vet dëshmitari kishte deklaruar se Humans Right Watch kishte të njëjtën metodologji pune me Qendrën për të Drejtën Humanitare.

Avokati britanik, Ben Ememrson, ka paraqitur dokumentet ku shihet burimi i raporteve të Humans Right Watch.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale