Haradinaj bënë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova kujton”
BKT
Foto: Visar Shatrolli/RTK
Lajme

Haradinaj bënë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova kujton”

Visar Shatrolli /RTK

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova kujton” në 22-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA.

Kreu i AAK-së, Ramuish Haradinaj tha se populli i Kosovës vazhdon e do të vazhdojë të solidarizohet me popullin amerikane në përvjetorin e sulmeve terroriste.

“Populli i Kosovës, të zgjedhur dhe institucionet e Kosovës dhe shqiptarët kudo që jemi bashkëndjejmë me popullin amerikan, jo vetëm në këtë ditë të përvjetorit të sulmeve terroriste në tokën amerikane në një tokë që e mbrojti lirinë tonë e demokracinë në krejt botën”, theksoi ai.

Ai tha se bashku me kolegë, sikurse të gjitha institucionet e Kosovës, do të qëndrojnë përjetësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


MË SHUME NGA Lajme