Gjoshi: Kosovës i duhet një drejtim i ri qeverisës
BKT
Lajme

Gjoshi: Kosovës i duhet një drejtim i ri qeverisës

M.Miftari/RTKlive

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka folur për situatën në të cilën ndodhet Kosova, veçmas tani, kur pritet të zhvillohen takime ndërmjet kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, më 14 shtator.

Lidhur me këtë, Gjoshi u shpreh se kjo qeveri nuk ka kredibilitet për të shkuar në Bruksel për të negociuar, ngase, sipas tij, kanë përcjellë skandale të shumta, sidomos kohëve të fundit, si: “përgjimet, mungesa e seriozitetit, vënia e Kosovës nën sanksioni, bëjnë që kjo qeveri të dhe kryeministri do të duhej të vinte në Kuvend dhe të jepte dorëheqje, që të organizoheshin zgjedhje të reja”.

“Kosovës i duhet një drejtim i ri, një ekip i ri, që Kosovën do ta nxirrte nga humnera, të cilën kjo qeveri e ka çuar, që vendin ta kthente në binar të zhvillimit ekonomik, në përmirësimin e raporteve me miqtë ndërkombëtarë”, ka deklaruar Gjoshi, në “InfoPlus, në RTK.

Gjoshaj më tej tha se populli i Kosovës është populli më pro-perëndimor, derisa vuri në dukje se kjo qeveri e ka kthyer Kosovën prapa.

Sipas tij, takimi 14 shtatorit i shërben vetëm dy personave: Aleksandar Vuçiqit dhe Albin Kurtit, teksa sqaroi se këto bisedime kanë bërë që Kosova të ketë sanksione, ndërkaq Serbia jo.

“Ne kemi një kryeministër të paparashikueshëm. Krejt çka presim është ndonjë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, që pastaj nuk do të implementohet, sikurse marrëveshjet tjera, si ajo e Ohrit”, dekaroi Gjoshi.

 


MË SHUME NGA Lajme