PDK: Vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme
BKT
Lajme

PDK: Vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

N.M. /RTRKlive

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e përbashkët në mes të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe koordinimin e agjendave të brendshme politike e legjislative të PDK-së, në fillim të Sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.

“Edhe një herë, në vazhdën e keqqeverisjes dhe veprimeve jo të përgjegjshme të Qeverisë, Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me thellimin e krizës politike, ekonomike dhe sociale në vendin tonë. Skandalet dhe aferat e njëpasnjëshme të kësaj Qeverie, nga arsimi, ekonomia, shëndetësia, drejtësia e deri te diplomacia, po përkeqësojnë çdo ditë mirëqenien e qytetarëve dhe pozicionin e shtetit të Kosovës”, thuhet në një njoftim të PDK-së, dërguar mediave.

Sipas kësaj partie, korrupsioni masiv që ka kapluar institucionet dhe zyrtarët e lartë të kësaj Qeverie, shpërfaq paaftësinë e thellë dhe abuzimin e qëllimshëm me detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare.

“Për PDK-në, kjo Qeveri tashmë e ka humbur çdo kredibilitet dhe nevoja për t’u rikthyer tek qytetarët, përmes zgjedhjeve të parakohshme, është e domosdoshme. Kosova, sot, para se gjithash, ka nevojë për një Qeveri kredibile, të përgjegjshme, të aftë dhe e cila, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, do ta rikthejë vendin në kursin e duhur të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, thuhet tutje në reagim.

PDK-ja, thotë se përmes të gjitha organeve dhe zyrtarëve të saj, në të gjitha platformat e posaçërisht në Kuvendin e Kosovës, mbetet e angazhuar që të mbrojë ligjshmërinë, interesin e shtetit dhe të qytetarëve.


MË SHUME NGA Lajme