Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve
BKT
Në Fokus

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Ardiana Hajzeri /Radio Kosova

Sot është hapur konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2023/2024 ku do të pranohen 4 mijë studentë.

Drejtues të Qendrës se Studentëve kanë bërë të ditur se edhe këtë vit çmimi do jetë i njëjtë dhe se risi në këtë vit është rritja e numrit të studentëve të cilët nuk do të banojnë në Qendrën e Studentëve, por do të mund të ushqehen në mensë.

Në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës do të pranohen katër mijë studentë të UP-së. Kjo qendër sot ka shpall konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2023/2024. Drejtori i Qendrës se Studentëve, Fatmir Sfishta i tha Radio Kosovës se këtë vit studentët do të pranohen bazuar në kriteret e konkursit dhe së numri i studentëve dhe pagesa për muaj është i njëjtë më vitin e kaluar.

 “Edhe këtë vit kapaciteti është i njëjtë si vitet e kaluara, 4 mijë shtretër. Po ashtu edhe kriteret për pranim në këtë qendër janë të njëjta sikurse viteve të kaluara. Çmimi do të jetë i njëjtë si vitin e kaluar 35 euro për muaj, 20 euro banimi dhe 15 euro ushqimi, e do te jetë dy racione në ditë “, tha ai.

 Sfishta, shtoi se risi në këtë vit është rritur numri i studentëve të cilët nuk do të banojnë në Qendrën e Studentëve, por do të mund të ushqehen në mensë.

 “Këtë vit risi është se e kemi shtuar numrin e studenteve të cilët mund të ushqehen në mensë jashtë kapaciteteve që janë 4 mijë. Ky numër është rritur edhe për 1 mije e 500 studentë. Pra janë dy platforma të veçanta që mund të aplikojnë për banim dhe ushqim dhe një vetëm për mensë”, ai

Ndër të tjera, Sfishta bëri të ditur se edhe këtë vit janë bërë investime në infrastrukturën e Qendrës së Studentëve dhe në mensë. Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online. Konkursi do të jetë i hapur deri më 18 shtator.


MË SHUME NGA Në Fokus