Hoti për Qeverinë: Ia ka mësy shpenzimit të buxhetit përmes subvencioneve
BKT
Lajme

Hoti për Qeverinë: Ia ka mësy shpenzimit të buxhetit përmes subvencioneve

Sh.Ç /RTKlive

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë për mënyrën e shpërndarjes së buxhetit të shtetit. Hoti përmes një shënimi në Facebook ka thënë se në mungesë të ideve kjo qeveri po e shpenzon buxhetin përmes subvencioneve.

“Pas dështimeve në çdo fushë, ia kanë mësyrë shpenzimit të buxhetit përmes subvencioneve. Subvencionim i pajisjeve shtëpiake! Subvencionim i energjisë elektrike! Subvencionim i librave për nxënës. Mos u çuditni kur të subvencionohen policët për uniformë dhe këpucë, apo pacientët për barnat nga lista esenciale, pasi po dështojnë tenderët në vazhdimësi për arsyet që vetëm ata i dinë”, ka shkruar ish-kryeministrit.

Hoti ka theksuar se kjo lloj politike buxhetore shpërfaq varfërinë në dije të këtyre që po qeverisin.

“As praktikantë nuk mund tu thuash më, sepse praktika zgjatë gjashtë muaj deri në një vit”, ka shkruar. Hoti ka shkruar se kjo qeveri nuk ka aspak ide për tërheqjen e investimeve.

“Pas tri vitesh në qeverisje, është e qartë se ide nuk kanë për politika fiskale e buxhetore në kushtet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës vendore e të jashtme. Ide nuk kanë si tërhiqen investimet, si prioritizohen investimet publike, apo si sigurohet vlera maksimale për paranë e shpenzuar nga buxheti”, ka theksuar Hoti.

 


MË SHUME NGA Lajme