Gjermanët largohen nga Prishtina me pikë të plota
BKT
Sport

Gjermanët largohen nga Prishtina me pikë të plota

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar - 21:00) Gjermania U21 ka mposhtur Kosovën U21 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2025. 

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 3-0. 
Pjesa e parë nuk ka pasur gola, pavarësisht dominimit gjerman. 
Tek pas shatëdhjetë e katër minutave ka ardhur goli i parë. Ka qenë Moukoko ai i cili ka realizuar. I njëjti futbollist ka shënuar edhe golin e dytë pas vetëm katër minutave. 
Golin e tretë për mysafirët e ka realizuar Kleine-Bekel në minutën e tetëdhjetë e nëntë. 
Pas kësaj ndeshje, në Grupin D që kryesohet nga Polonia, Kosova gjendet në pozitën e katërt me tri pikë. 

Gjermania U21 i shënon Kosovës U21 dy gola brenda katër mintash

Shatëdhjetë e katër minuta ia rezistuar Kosova U21 presionit të Gjermanisë U21 po jo më shumë. Pastaj kanë ardhur dy gola dhe brenda katër minutash.

Realizues i të dy golave ka qenë Moukoko.

Golin e parë futbollisti i Borussia Dortmund e ka realizuar në minutën e shtatëdhjetë e katër e të dytin në minutën e shtatëdhjetë e tetë.  

Nuk ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Kosovë U21-GjermaniU21

Gjermania U21 e ka dominuar Kosovën në pjesëlojën e parë në "Fadil Vokrri", por pa qenë në gjendje ta gjejë avantazhin prej goli.

Pjesa e parë e ndeshjes që përket te fushata kualifikuese për Euro 2025 është mbyllur pa gola. 

Derisa gjermanët kanë krijuar raste si ekip, tek Kosova rastet më shumë janë krijuar nga depërtime individuale. 

Ndeshja në momente të caktuara është ndërprerë për shkak të ndërhyrjeve të palejushme nga futbollistët kosovarë.

Në dispozicion të skuadrave për ndryshimin e rezultatit është edhe një dyzet e pesë minutësh i plotë.   

Nis ndeshja Kosovë U21 - Gjermani21, Kosova në sulm

Një depërtim i Besfort Zenelit brenda zonës gjermane ka qenë momenti më i madh i Kosovës në pesëmbëdhjetë minutëshin e parë.

Edhe pse gjermanët po e posedojnë më shumë topin, megjithatë as ata nuk ia kanë dalur të konkretizojnë. 

Që të dyja skuadrat janë në Grupin D, që aktualisht e kryeson Polonia. 

Kosova U21 - Gjermania U21, formacionet

Kosova U21 pret sonte Gjermaninë në kuadër të fushatës kualifikuese për Euro 2025. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.