Kosova me dhjetë lojtarë në mes thirrjeve proserbe mposhtet nga Rumania
BKT
Sport

Kosova me dhjetë lojtarë në mes thirrjeve proserbe mposhtet nga Rumania

Uran Krasniqi/RTKLive

Rumania ia ka dalë të fitojë ndaj Kosovës në një stadium të mbushur plot, me thirrje "Kosova është Serbi" si dhe ku kundërshtari ishte me dhjetë lojtarë. 

Në ndeshjen, e cila është ndërprerë në minutën e tetëmbëdhjetë, për shkak të parullave "Kosova është Serbi", dhe e cila ka rinisur tek pas pesëdhjetë minutave, pjesën e parë e ka dominuar Kosova. 
Shpëtimi i rumunëve nga një goditje e Murqit dhe një tjetër e Zhegrovës ka qenë çështje fati. 
Kosova pjesën e dytë e ka luajtur me dhjetë lojtarë, pasi Muriqi është nxjerrë me karton të kuq, meqë paraprakisht ka marrë dy kartonë të verdhë.
Të mbeturit me dhjetë lojtarë në fushë ka pasur edhe çmimin e vet. Te Kosova filluan të dalin në pah mungesa, duke bërë që ajo të shfaqet krejtësisht me fytyrë tjetër nga pjesa e parë. 

Kësosiji ata që kishin bërë pak në pjesën e parë filluan të tregohen më shumë në pjesën e dytë. Minuta e gjashtëdhjetë ka qenë momenti kur porta e Kosovës është rrezikuar seriozisht. Kapiteni rumun ka marrë përgjegjësinë për gjuajtjen e penalltisë, por Arijent Muric e ka ndalur atë. 

Kur është dukur se ndeshja do të mbyllej me barazim, në minutën e tetëdhjetë e tretë Stanciu e ka përmirësuar gabimin e mëparmë, duke  realizuar pas një goditje nga distanca e cila fillimisht ka prekur shtyllën. 

Golin e dytë për rumunët e ka shënuar Mihaila në kohën shtesë. 

Pas kësaj ndeshje, Rumania është në vendin e dytë, ndërsa Kosova në vendin e pestë. Grupi kryesohet nga Zvicra.  

Rumania kalon në epërsi

Rumania ka gjetur golin e epërsisë ndaj Kosovës.

Ka qenë kapiteni Stanciu ai që ka realizuar pas një goditje nga distanca e cila fillimisht ka prekur shtyllën. 

Paraprakisht i njëjti futbollist e kishte humbur penalltinë.

Në tërësi pjesa e dytë ka parë rumunët tek bëjnë presion. 

Deri në fund të ndeshjes janë edhe rreth dhjetë minuta. 

S`ka gola në Bukuresht pas pjesës së parë, Muriqi përjashtohet

Vetëm pak më shumë sikur ta kishte shqelmuar topin Vedat Muriqi dhe Kosova do të kalonte në epërsi. Por nuk ka ndodhur. Një nga mbrojtësit rumunë e ka nxjerrë topin pak pa kaluar vijën e bardhë të portës.

Ky rast i minutës së njëzet e tetë ka qenë një nga rastet më të mira të Kosovës në pjesëlojën e parë të ndeshjes. 
Rast tjetër i mirë ka qenë i minutës së dyzetë kur Edon Zhegrova ka gjuajtur anash portës. 

Rumania nuk ka pasur ndonjë rast që e ka rrezikuar seriozisht Kosovën. 

Kosova pjesën e dytë do ta luajë me dhjetë lojtarë, pasi Muriqi është nxjerrë me karton të kuq pasi paraprakisht ka marrë dy kartonë të verdhë.  

Rinis ndeshja Rumani - Kosovë nga aty ku ishte ndërprerë

Ka nisur ndeshja aty ku ishte ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës e cila është në kuadër të fushatës kualifikuese për Euro 2024.

Thirrjet e tifozërisë rumune "Kosova është Serbi" kanë bërë që ndeshja të ndërpritet dhe që gjyqtari të udhëzojë futjen e futbollistëve në zhveshtore pas vetëm rreth njëzet minutave në fushë. 
Bisedat e zhvilluara mes përfaqësuesve të të dy skuadrave për gjetjen e mënyrës për vazhdimin e ndeshjes kanë prodhuar rezultat. 
Kjo është ndeshja e dytë mes Kosovës e Rumanisë. E para që ishte luajtur në Prishtinë ishte mbyllur me barazim. 
Aktualisht Grupin I e kryeson Zvicra. 

Ndeshja e ndërprerë në Bukuresht pritet që të vazhdojë

Pritet të vazhdojë ndeshja Rumani-Kosovë në "Arena Nationala" të Bukureshtit, e cila është ndëprerë për shkak të thirrjeve kundër Kosovës nga ana e tifozërisë vendase.

Lojtarët pritet që të dalin në fushën e lojës. 

Thirrjet e tifozërisë rumune "Kosova është Serbi" kanë bërë që ndeshja të ndërpritet dhe që gjyqtari të udhëzojë futjen e futbollistëve në zhveshtore pas vetëm rreth njëzet minutave në fushë. 

 

Mbetet e paqartë nëse ndeshja vazhdon, pavarësisht bisedave

Mbetet e paqartë nëse do të vazhdojë ndeshja e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës.

Brenda në dhomat e zhveshjes po diskutohet mes përfaqësuesve të të dy skuadrave për gjetjen e mënyrës për vazhdimin e ndeshjes, ka treguar një zyrtar i Kosovës për "rtklive". 

Thirrjet e tifozërisë rumune "Kosova është Serbi" kanë bërë që ndeshja të ndërpritet dhe që gjyqtari të udhëzojë futjen e futbollistëve në zhveshtore pas vetëm rreth njëzet minutave në fushë. 

Krerët e federatës rumune të futbollit janë parë tek kanë biseduar me tifozët për ta qetësuar situatën. Tifozët rumunë me thirrje "Kosova është Serbi", ndërpritet ndeshja

Vetëm rreth njëzet minuta lojë janë zhvilluar në ndeshjen Rumani-Kosovë. Thirrjet e tifozërisë rumune "Kosova është Serbi" kanë bërë që ndeshja të ndërpritet.

Gjyqtari ka udhëzuar futjen e futbollistëve në zhveshtore. 

Nuk dihet nëse ndeshja do të vazhdojë. 

Nis ndeshja Rumani - Kosovë

Ka nisur ndeshja Rumani - Kosovë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Deri te kjo ndeshje Kosova vjen pas një barazimi me Zvicrën e Rumania pas një barazimi me Izraelin. 

Kjo është ndeshja e dytë mes Kosovës e Rumanisë. E para që ishte luajtur në Prishtinë ishte mbyllur me barazim. 

Aktualisht Grupin I e kryeson Zvicra. 

Rumania - Kosova, formacionet

Rumania e pret Kosovën sonte në Bukuresht në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

No description available.