Pas lirimit, Rrustem Mustafa thotë se i është sekuestruar telefoni
BKT
Lajme

Pas lirimit, Rrustem Mustafa thotë se i është sekuestruar telefoni

F.Sertolli / RTKlive

(E plotësuar, ora 22:30) Pas lirimit Rrustem Mustafa ka shkruar ne Facebook, duke konfirmuar se i është sekuestruar telefoni dhe posa është bërë kjo kontrollë pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, sipas tij, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi.

Pas intervistimit, lirohet Rrustem Mustafa, ish-komandant Remi

Është liruar Rrustem Mustafa, ish-komandant Remi, i cili para pak orësh ishte arrestuar. Familjarët e tij kanë bërë të ditur se Mustafa është liruar pas një intervistimi plotësues.

Ndërsa, Mustafa pas lirimit ka treguar se të njëjtit i është marrë telefoni.

Ish-komandanti i UÇK-së ishte dërguar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë për t’u intervistuar.

Arrestohet Rrustem Mustafa, ish-komandant Remi

Është arrestuar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi. Arrestimin e tij e kanë konfirmuar për RTK familjarët e Rrustem Mustafës.

Sipas familjarëve, ish-komandanti i UÇK-së është dërguar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Para dy muajsh, Rrrustem Mustafa kishte përfunduar dëshminë e tij në Hagë. Mustafa pati thënë se për të ka qenë shumë e rëndë ndjesia të ketë përballë bashkëluftëtarët e tij me akuza të padrejta.

Sipas tij, asnjë shpifje ndaj UÇK-së, nuk mund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi.

Remi kishte nisur dhënien e dëshmisë së tij në Hagë, para dy muajsh. Ai ishte dëshmitari i parë që ka dalë publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.

Remi, që ka qenë deputet i PDK-së vite më parë, dyshohet nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, për krime lufte.


MË SHUME NGA Lajme