Ngjarjet e datës 13 shtator
BKT
Në Fokus

Ngjarjet e datës 13 shtator

RTKlive

Ngjarjet e datës 13 Shtator 2023

Vazhdon gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ora 09:00)

Zyra Kombëtare e Auditimit dhe  UN Women – Zyra në Kosovë prezantojnë të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti i auditimit të performancës “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje” (Hotel Prishtina, ora 10:00)

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Organizata ÇOHU organizon konferencë në të cilën do të publikohet hulumtimi “Sfidat drejt cilësisë së naftës” (Hotel Sirius, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim organizon tryezën “NO2 – Një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut” (“Rings”, Sheshi Nëna Terezë, ora 10:00)

KRU “Prishtina” organizon aksion në Obiliq për shkyçjen e borxhlinjve të mëdhenj nga shërbimet e ujit dhe konsumatorët ilegalë. (Obiliq, ora 10:30)

 

 


MË SHUME NGA Në Fokus