Miratohet Projektligji për Shërbime Sociale
BKT
Lajme

Miratohet Projektligji për Shërbime Sociale

M.Miftari/RTKlive

Qeveria ka miratuar Projektligjin për Shërbime Sociale. Kryeministri Albin Kurti ka folur për rëndësinë e miratimit projektligjit për Shërbime Sociale, në plotësimin dhe ndryshimin e tij.

Kryeministri Kurti tha se projektligji plotëson mozaikun e mirëqenies dhe zhvillimin e shëndoshë të familjes, ngase raportet e organizatave kredibile- si ndërkombëtare, ashtu edhe ato vendore-kanë identifikuar boshllëqe ligjore, strukturore e organizative,  me të cilat ballafaqohet, në njërën anë ofruesit e shërbimeve sociale, si dhe marrësit e këtyre shërbimeve, qytetarët në nevojë sociale.

“Projektligji i ri për shërbime sociale e familjare e plotëson mozaikun e mirëqenies dhe zhvillimin e shëndoshë të familjes. Krahas një sistemi më rigoroz të inspektimit kjo nismë ligjore siguron shërbime cilësore, efektive e të shpejta për viktimat dhunës, fëmijët”, deklaroi, mes tjerash, kryeministri Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, foli për përparësitë e këtij ligji. Sipas saj, ndryshimet përmbajtjesore të këtij ligji konsiston në klasifikimin e shërbimeve sociale e familjare,në tre nivele: parësore, dytësore e të tretë; saktëson kompetencat institucionale përgjegjëse  në nivel komunal e qendror, që duhet punuar në identifikimin e  hershëm të dhunës në familje, dhuna në baza gjinore, etj.


MË SHUME NGA Lajme