Bremer veçon përballjet me Dzekon dhe Martinezin
BKT
Sport

Bremer veçon përballjet me Dzekon dhe Martinezin

Uran Krasniqi / RTKLive

Mbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer ka thënë se sfidat më të mëdha në Serie A i ka pasur kundër Edin Dzeko dhe Lautaro Martínez.

Braziliani i cili ka luajtur me pesë vite me Torinon ka thënë se futbolli brazilian dhe ai italian nuk janë e njëjta gjë.

"Kur largohesh nga Brazili për në Itali, shumë gjëra ndryshojnë. Pozicionimi i trupit, markimi në zonë dhe i kundërshtarit. Sfida më e madhe është sigurisht në nivel taktik. Dzeko, si kur ishte te Roma dhe Interi, dhe Lautaro Martínez janë sulmues të jashtëzakonshëm.Duvan Zapata, i cili tani është në Torino, është gjithashtu shumë i mirë", ka thënë ai. Mbaj mend edhe ndeshjen time të parë në Champions League kundër Neymar, Mbappe dhe Messi, ata ishin të çmendur”.