Thaçi dhe të tjerët, përfundon gjykimi për këtë javë, rinis më 25 shtator
BKT
Gjykata Speciale

Thaçi dhe të tjerët, përfundon gjykimi për këtë javë, rinis më 25 shtator

N.M. /RTKlive

(E plotësuar, ora 16:45) Dëshmitari Douglas Young e përfundoi dëshminë e tij në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Kjo ishte seanca e fundit e kësaj jave ndërsa gjykimi do të rinis të hënën, më 25 shtator, në orën 09:00.

Ndryshe në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Douglas Young, ish-oficer i ushtrisë britanike, në cilësi të dëshmitarit të 25-të (me kodin 03724)), komentoi tri nivelet e organizimit të UÇK-së sipas raportit të kolegut të tij David Willson.

Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkaq dje kanë dëshmuar dëshmitarët 23, 24 dhe 25.

Ky i fundit ishte ish-oficer britanik i cili kishte shërbyer në Kosovë në kuadër të Misionit Vëzhgues Diplomatik të Britanisë. Dog Young u pyet nga mbrojtja në lidhje me strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e takimin që kishte pasur me Fatmir Limajn.

Dëshmitari i 24-të i ZPS-së, (me kodin 4255), në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është dëshmitari i mbrojtur. Ai, ka dëshmuar të martën e të mërkurën, me masa mbrojtëse.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale