Rraci: BE të sqarojë pse Serbia nuk i vendos sanksione Rusisë
A.B/RTKlive
Kryediplomati i BE-së Josep Borrell, ka thënë ditë më parë se dështimi i Gjeorgjisë për t`u integruar në BE do të luante në duart e Rusisë, duke i kërkuar Tbilisit që të përmbahet nga polarizimi ‘kundërproduktiv’.
Duke folur në Tbilisi së bashku me kryeministrin e Gjeorgjisë Irakli Garibashvili, Borrell tha se nuk ka dyshim se vendi "i përket familjes evropiane", por theksoi se Tbilisi ka përmbushur deri më tani vetëm tre nga 12 prioritetet që blloku ka vënë si parakusht përpara dhënies. statusin e kandidatit për vendin.
“Rusia do të jetë shumë e lumtur nëse nuk ia dalim” në integrimin e Gjeorgjisë në BE, u tha Borrell gazetarëve në Tbilisi, duke shtuar se “BE nuk do ta braktisë Gjeorgjinë”.
Kryediplomati i BE-së kritikoi vendimin e fundit të Gjeorgjisë për të rifilluar fluturimet direkte me Rusinë. Brukseli e dënoi veprimin dhe i kërkoi Tbilisit të përafrohet me politikën e BE-së për Rusinë ose rrezikon të dëmtojë seriozisht lidhjet e saj me BE-në.
Borrell gjen kohë të vlerësoj dështimin e Gjeorgjisë për t'u integruar në BE, po përdor standarde të dyfishta ndaj Serbisë, e cila është e vetmja në Evropë që lëre më që nuk ka ndaluar fluturimet nga Beogradi drejt Moskës, por edhe nuk ka bënë asnjë sanksion ndaj Rusisë.
Analisti politik Gazmim Raci, tha Serbia po vazhdon të ndihmojë Rusinë. “Serbia nuk i ka vendos sanksione për shkak të luftës në Ukrainë, BE duhet ta sqaroj këtë sa me shpejt me Serbinë”, tha ai për RTKlive. Sipas tij Serbia po vazhdojë të luajë lojën e dyfishtë. “Nuk besoj që ajo do të shkëputët nga ndikimi rus”, tha ai.
Ai ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të reflektojë ndaj kërkesës së Kosovës për tu hequr masat ndëshkuese, sepse Kosova tashmë obligimet e dala nga Bratislava është duke i zbatuar në masë të madhe.
“Kosova po ashtu është pjesë e dialogut të lehtësuar nga BE dhe po luan rol aktiv në përmirësimin e raporteve me Serbinë në kuadër të këtij dialogu. Natyrisht që ka sfida sidomos tek zbatimi i marrëveshjes bazike dhe aneksit te Ohrit sepse pala serbe insiston në zbatimin e obligimin e fundit siç është Asociacioni përderisa Kosova ka kërkesën kryesore që njëherë duhet që raportet bilaterale Kosovë-Serbi të avancojnë sipas planit Franko-Gjerman duke respektuar koherencën e dy marrëveshjeve”, deklaruar ai,
Kurse sa i përket ndikimit të Rusisë në Kosove, Raci tha se edhe raporti për Kosovën i Komisionit Evropian flet edhe për financimet e Federatës Ruse por edhe asaj Kineze në dezinformim dhe keqinformim duke shpërndarë lajme të rrejshme edhe në Kosovë.
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Afrim Hoti, tha për RTK se Bashkimi Evropian nuk e ka fuqinë dhe kredibilitetin, kapacitetin për të zgjidhur problemet.
Ai përmendi rastin edhe të Gjeorgjisë, ku BE ka kritikuar këtë shtet për bashkëpunimin me Moskën.























