Dokumenti i përdorur sot nga Borelli është i vjetër gjashtë muaj
BKT
Lajme

Dokumenti i përdorur sot nga Borelli është i vjetër gjashtë muaj

A.B/RTKlive

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Kurti, tha se dokumenti i përdorur sot nga lehtësuesi i dialogut, është i vjetër gjashtë muaj.

"Një dokument gjashtëmujor i vjetër u përdor sot nga lehtësuesi për të mbuluar mungesën e pjesëmarrjes së Serbisë në përpjekjet për një plan të renditjes. Megjithatë, dokumenti është shumë i dobishëm për të kuptuar se si gjendja e Vuçiqit u bë pozicion i BE-së", ka shkruar ai në 'X', i njohur më parë si 'Twitter'.

Edhe Kurti gjatë deklarimit për media pas takimit të nivelit të lartë politik të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka folur për këtë dokument.

"Kur unë kërkova gjatë këtij takimi që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia, sepse m’u tha që ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendje që ta sjellin.Dhe vetëm pas përfundimit të takimit m’u dha një dyfaqësh në anglisht dhe në serbisht në çirilicë, i cili paraqet një dokument të vjetër së paku gjashtë muaj, që do të thotë se nuk mund të jetë udhërrëfyes i sekuencuar si propozim i palës serbe, por që në fakt ishte dokument i kushtëzimit të Serbisë që njëherë duhet të zbatohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, pra ajo marrëveshja e para 10 vjetëve, e më pastaj eventualisht do të mund të kalojmë në zbatimin e kësaj Marrëveshjes Bazë", tha ai.

Ai tha se se nuk jemi në prillin e vitit 2013, kur në dhomë ndodheshin Baronesha Ashton, këshilltari i saj Robert Cooper dhe kryeministrat e asaj kohe Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. "Nuk është marrëveshja e vitit 2013", tha ai.

Dokumenti origjinal në cirilicë i prezantuar sot nga Borrelli:

 


MË SHUME NGA Lajme