BE nuk merr masa ndaj Serbisë që mbetet në lidhje të ngushta me Rusinë
BKT
Lajme

BE nuk merr masa ndaj Serbisë që mbetet në lidhje të ngushta me Rusinë

F.S / RTKlive

Serbia vazhdon të jetë aleate e pakursyer e Rusisë, madje është vendi i vetëm në Evropë që jo vetëm që nuk ka vendosur sanksione, por as që i ka ndaluar fluturimet drejt Moskës.

Ndërkohë nga BE-ja nuk ka asnjë masë sanksionuese ndaj këtij shteti fqinj.

Por për dallim, ky tolerim nga BE-ja me Serbinë, nuk po ndodhë me Gjeorgjinë. Kryediplomati i BE-së, Borrell, derisa ishte ditë më parë për vizitë në Tbilisi, kritikoi vendimin e fundit të Gjeorgjisë për të rifilluar fluturimet direkt me Rusinë. Brukseli e dënoi veprimin dhe i kërkoi Tbilisit të përafrohet me politikën e BE-së për Rusinë ose rrezikon t'i dëmtojë seriozisht lidhjet e saj me unionin evropian.


MË SHUME NGA Lajme