Osmani e Hovenier flasin për marrëveshjen e grantit që nënshkruhet nesër
F.Sertolli / RTKlive
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se ky takim është realizuar në prag të vizitës së Osmanit në ShBA, ku do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Osmani e Hovenier kanë folur edhe për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër.
“Presidentja Osmani dhe Amabasadori Hovenier diskutuan po ashtu për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës.























