21:17 / 14.09.2023
Eurodeputeti gjerman me kritika ndaj BE-së, rreth politikave të Vuçiqit
A.B/RTKlive
Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, tha se BE-ja duhet të fillojë t`i thotë Vuçiqit të Serbisë se të mos vendosësh mes orientimit të Moskës dhe orientimit të Brukselit nuk është më e tolerueshme.
“Nëse ai dëshiron të luajë një rol si njeriu i Putinit në Ballkanin Perëndimor dhe të ndjekë një agjendë më të madhe të Serbisë, ai mund të përpiqet ta bëjë këtë. Por pastaj”, ka shkruar ai në rrethin social ‘X’, i njohur më parë si ‘Twitter’.
























