23:18 / 14.09.2023
Ziv e vlerëson të suksesshëm vizitën e ministrit të turizmit në Kosovë
F.S / RTKlive
Ministri izraelit i Turizmit, Haim Katz, ka qëndruar një vizitë dyditore në Kosovë, me ftesë të qeverisë së vendit.
Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, e ka vlerësuar të suksesshëm vizitën e ministrit të turizmit në Kosovë
“Katz sapo përfundoi një vizitë të suksesshme në Kosovë, ku u prit ngrohtësisht”, ka shkruar ajo në ‘X’
Kosova u bë vendi i parë evropian dhe me shumicë myslimane që hapi një ambasadë në Jerusalem në vitin 2021. Qershorin e kaluar, ajo miratoi përkufizimin e antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.























