11:51 / 15.09.2023
Zveçani ka votuar për t’iu bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës
SH.Ç/RTKlive
Kuvendi i Komunës së Zveçanit ka votuar pa asnjë kundërshtim e abstenim për t’iu bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Uka, i cili tha se për anëtarësimin e Zveçanit në Asociacionin e Komunave të Kosovës nuk pati asnjë kundërshtim.
“Kuvendi Komunal i Zveçanit në këto momente unanimisht pa asnjë kundërshtim e as abstenim votoi që Komuna e Zveçanit t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës”, shkroi Uka.
Ditë më parë vendimin e njëjtë e kanë marrë edhe Komuna e Leposaviçit dhe ajo e Zubin Potokut.























